Jep dorëheqje këshilltari i sigurisë kombëtare të Anglisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98187-jep_dorëheqje_këshilltari_i_sigurisë_kombëtare_të_anglisë
Mediat angleze njoftuan dorëheqjen e këshilltarit të sigurisë kombëtare të Anglisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 29, 2020 09:34 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqje këshilltari i sigurisë kombëtare të Anglisë

Mediat angleze njoftuan dorëheqjen e këshilltarit të sigurisë kombëtare të Anglisë.

Mark Sedvill, në një letër drejtuar Boris Johnson deklaroi se jep dorëheqje nga posti i tij si këshilltar i kabinetit dhe të sigurisë kombëtare të Anglisë. 55 vjeçari Sedvill prej vitit 2018 mban postin e këshilltarit të kabinetit qeveritar ndërsa nga viti 2017 mban postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare. Shkaqet e dorëheqjes së tij nuk janë përmendur por sipas medias thuhet se tensionet mes tij dhe kryeministrit Johnson për mënyrën e përballjes me virusin Korona, është arsyeja kryesore e dorëheqjes së këshilltarit të sigurisë kombëtare të Anglisë.