Johnson: Situata me virusin Korona në Angli është katastrofale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98197-johnson_situata_me_virusin_korona_në_angli_është_katastrofale
Kryeministri i Britanisë ka thënë se situata me virusin Korona në këtë vend është katastrofale dhe është shndërruar në një ankth absolut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 29, 2020 14:45 Europe/Tirane
  • Johnson: Situata me virusin Korona në Angli është katastrofale

Kryeministri i Britanisë ka thënë se situata me virusin Korona në këtë vend është katastrofale dhe është shndërruar në një ankth absolut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, ditën e hënë ka deklaruar se situata e përhapjes së virusit Korona në këtë vend është një katastrofë totale. 

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Boris Johnson në një intervistë ka deklaruar: "Përhapja e virusit Korona ishte një tragjedi dhe katastrofë e madhe. E kam fjalën se Covid-19 në këtë vend është shndërruar në një ankth absolut dhe vendi ynë ka përjetuar një tronditje të thellë". 

Boris Johnson në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me kërkesat për hetuar se ku ka qenë problemi që shkaktoi përhapjen e virusit Korona dhe këtë katastrofë kaq të madhe në Angli, ka thënë: "Unë e kuptoj plotësisht këtë kërkesë, mirëpo mendoj se tani nuk është koha e duhur për këtë çështjeje".

Kryeministri Johnson i ka kërkuar qytetarëve anglezë të kenë kujdes me peshën. Sipas Johnson, britanikët janë populli më obez në Europë, ndaj dhe foli edhe për një mundësi ndërhyrjeje nga qeveria për këtë problem.

Ndërsa Britania ka filluar një proces lehtësimi të masave anti-Covid, shumë qytetarë britanikë, kundër rregulloreve, kanë mbipopulluar plazhet dhe parqet si pasojë e një vale të nxehti që kaploi vendin ishullor.

Ndërsa oficerët mundoheshin që të shpërndanin grupet e qytetarëve, pati edhe mosmarrëveshje me forcat e rendit.

Ai përshkroi se si humbi peshë ndërsa ishte në kujdesin intensiv në prill prej Coronavirusit, dhe tha se do të mendonte se si ta adresojë problemin e mbipeshës te britanikët.

“Kur ju shikoni numrat, kur shikoni presionin ndaj sistemit shëndetësor, kam frikë se ky vend i mrekullueshëm i yni, në krahasim me vendet e tjera evropiane na tregon se jemi dukshëm më të shëndoshë se të tjerët."

Johnson argumentoi se nuk është "e lehtë" për politikanët të zgjidhin problemin e mbipeshës, por tha se ai do t’i shihte me kujdes për çdo ndërhyrje qeveritare që mund të pasojë.