BE rinovon sanksione ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98209-be_rinovon_sanksione_ndaj_rusisë
BE ka rinovuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 30, 2020 06:15 Europe/Tirane
  • BE rinovon sanksione ndaj Rusisë

BE ka rinovuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë.

Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë Sputnik të lajmeve sipas të cilës BE ka rinovuar sanksionet e vendosura duke ndjekur Britaninë e Madhe në rastin e helmimit të agjentit Skripal. Dy rusët e paditur nga prokuroria britanike për sulmimin me gazin nervor Novichok në qytetin anglez të Salisburit, në muajin mars, janë Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov. Nga ky sulm u helmua Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, të cilët arritën t’i mbijetonin helmimit. Ata kanë përdorur emra të rremë dhe janë të moshës 40-vjeçar. Sipas Policisë Metropolitane, ata kanë mbërritur në 2 mars në Aeroportin e dytë më të madh të Londrës, Gatëick nga Moska, dhe kanë qëndruar në një hotel në lindje e Londrës përpara se të udhëtonin drejt qytetit të Salisburit, ku dera e shtëpisë së z. Skripal u kontaminua me gazin nervor Novichok. Sergei Skripal është shtetas rus që ka fituar statusin e refugjatit në Britani të Madhe, pas një shkëmbimi spiunësh mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në vitin 2010. Ai është një ish-kolonel i kundërzbulimit ushtarak rus, i cili ishte dënuar nga Moska me 13 vjet burg në vitin 2006. Moska e ka akuzuar atë si spiun britanik, i cili i kishte kaluar identitetet e agjentëve sekretë rusë, që punon nëpër Europe, shërbimit sekret britanik MI6.