Medikamenti për koronavirusin do të shitet 3120 dollarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98225-medikamenti_për_koronavirusin_do_të_shitet_3120_dollarë
Trajtimi me Remdesivir kundër COVID-19 do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2020 17:17 Europe/Tirane
  • Medikamenti për koronavirusin do të shitet 3120 dollarë

Trajtimi me Remdesivir kundër COVID-19 do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.

Ilaçi i prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it është aktualisht i vetmi që është aprovuar për t’u përdorur kundër coronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Kompania prodhuese deri më tani e ka shpërndarë falas ilaçin, por duke filluar nga 1 korriku, Remdesivir do të kushtojë më shumë se 3000 dollarë. Më 26 qershor, Remdesivir u shndërrua në të parin ilaç kundër COVID-19. Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i coronavirusit, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë. Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19. Në muajin maj, SHBA autorizoi përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.