OKB: BE e pafuqishme për të menaxhuar situatën e emigrantëve
Komisari i lartë i emigracionit në OKB ka kritikuar veprimtarinë e BE kundrejt emigrantëve dhe mungesën e fuqisë për të menaxhuar situatën.
Filipo Grandi, në një intervistë për gazetën Shpigel ka thënë: Një prej pikave më të pasura të tokës nuk është në gjendje të administrojë situatën e krijuar për emigrantët dhe ne gradualisht po humbasim durimin. Kjo është në kohën kur një protestë e dhunshme është shënuar në Mondragone të Italisë. Protestuesit e revoltuar nuk kanë ngurruar të hedhin vezë dhe ndaj kreut të partisë së ekstremit të djathtë Matteo Salvinit. Ndërkohë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar turmën. Qytetarët janë shqetësuar pasi 40 emigrantë që jetonin në një godinë të braktisur kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe shanset që ato të kanë kontaminuar ambientet nëpër qytet janë tepër të mëdha. Sipas raportimeve emigrantët janë me nënshtetësi bullgare dhe punojnë si mbledhës frutash stinorë në fshatrat përreth një qyteti afër Napolit. Ndërkohë në një intervistë për mediat, Matteo Salvini tha se është detyra e tij që të vizitojë qytetin dhe të qetësojë qytetarët për gjithçka ka ndodhur. “Është detyra ime të vi të vizitoj qytetin dhe të qetësoj qytetarët. Në qytetet e tjera kemi kthyer qetësinë, këtë po përpiqemi që të rikthejmë dhe në Mondragone”, u shpreh Salvini.