Pelosi kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë ka deklaruar se Uashingtoni duhet të sanksionojë menjëherë Rusinë për shkak të punësimit të talebanëve për vrasjen e ushtarëve amerikanë.
Pelosi në një intervistë me kanalin MCNBS tha se shkak për këtë kërkesë janë bërë raportet lidhur me veprimet e Rusisë për përdorimin e grupit Taleban për vrasjen e forcave amerikanë. Gazeta Nju Jork Times disa ditë më parë ka akuzuar shërbimin informativ të Rusisë për fshehjen e lidhjeve me grupin taleban për vrasjen e ushtarëve amerikanë dhe për punësimin e forcave të këtij grupi. Nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit ka reaguar ndaj pretendimeve të paraqitura nga Nju Jork Times lidhur me financimin e grupit Taleban nga ana e Moskës për të sulmuar ushtarët amerikanë në Afganistan. Dimtri Peskov, deklaroi: Cështja e pretenduar nga gazeta Nju Jork Times nuk është diskutuar nga presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump. Peskov shprehu keqardhje për punën e kësaj mediaje amerikane dhe mashtrimet e saj. Nju Jork Times ka pretenduar se një grup zbulimi informativ i ushtrisë ruse ka inkurajuar grupin talebanët që të sulmojë forcat amerikane në Afganistan. Amerika dhe aleatët e saj kanë sulmuar Afganistanin që prej vitit 2001 me justifikimin gjoja për të luftuar terrorizmin, por terrorizmi, pasiguria, prodhimi i lëndëve narkotike, ofezat ndaj simboleve të myslimanëve dhe krimet e forcave amerikane në këtë vend janë shtuar edhe më shumë.