Anglia zyrtarisht e njeh Guaido për president të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98259-anglia_zyrtarisht_e_njeh_guaido_për_president_të_venezuelës
Pas padisë së Venezuelës kundër Anglisë për kthimin e rezervave të floririt të këtij vendi të Amerikës Latine, Britania në mënyrë që hapur dhe zyrtare ka njohur Juan Guaido, liderin e opozitarëve të Venezuelës, për presidenti të Venezuelës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 02, 2020 09:19 Europe/Tirane
  • Anglia zyrtarisht e njeh Guaido për president të Venezuelës

Pas padisë së Venezuelës kundër Anglisë për kthimin e rezervave të floririt të këtij vendi të Amerikës Latine, Britania në mënyrë që hapur dhe zyrtare ka njohur Juan Guaido, liderin e opozitarëve të Venezuelës, për presidenti të Venezuelës.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se në muajin maj të këtij viti, Banka Qendrore e Venezuelës ka paraqitur një padi kundër Bankës Qendrore të Anglisë në një gjykatë të Londrës për ta detyruar Bankën Qendrore të Anglisë t'i kthejë Venezuelës rezervat e floririt në vlerë 1.13 miliardë dollarë.

Në këtë padi është theksuar se Venezuela ka nevojë për rezervat e veta të floririt për të blerë pajisje mjekësore, medikamente dhe artikuj të tjerë ushtrimor për t'u përballur me gjendjen e krijuara si pasojë e përhapjes së virusit Korona në këtë vend.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë të Anglisë thuhet: "Qeveria e Mbretëreshës në mënyrë të prerë e njeh zyrtarisht Juan Guaido si president i përkohshëm në bazë të Kushtetutës së Venezuelës ndërsa z. Maduro nuk e njeh si president të përkohshëm në bazë të Kushtetutës së Venezuelës. Në bazë të kësaj, Qeveria e Lartëmadhërisë, në mënyrë të hapur dhe të qartë, Juan Guaido e njeh zyrtarisht si president të Venezuelës".

Në muajin janar të këtij viti, Banka Qendrore e Anglisë  e ka refuzuar kërkesën e Venezuelës për kthimin e 1.3 miliard dollarëve flori të këtij vendi.