Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale: Sanksionet e Amerikës janë hakmarrëse
Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka deklaruar se sanksionet e Amerikës kundër këtij institucioni ndërkombëtar janë keqardhëse dhe hakmarrëse.
Fatou Bensouda në një intervistë me kanalin televiziv France 24, ka thënë: “Sanksionet e Amerikës kundër Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte janë për të ardhur keq dhe kjo që Uashingtoni ka marrë një qëndrim dhe veprim të tillë, krijon shqetësime të thella. Këto sanksione janë të përshtatshme vetëm për terroristët dhe trafikantët e lëndëve narkotike dhe nuk duhet zbatuar për avokatë dhe prokurorë ose kundër një institucioni ndërkombëtar”.
Prokurorja e përgjithshme e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte shtoi: “Amerika dhe Izraeli kanë koordinuar politikat e tyre kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale, mirëpo ne do të shqyrtojmë të gjitha rastet e krimeve të luftës si në Afganistan dhe si në Palestinë, për arsye se kjo është pjesë e punës tonë”.
Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, disa ditë më parë ka vendosur sanksione kundër Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte. Ky vendim i qeverisë amerikane është marrë pasi GJND në muajin mars ka marrë vendim për kryerjen e hetimeve në lidhje me krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake amerikane në Afganistan.