Defekti i ri i avionit më të shtrenjtë në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98312-defekti_i_ri_i_avionit_më_të_shtrenjtë_në_botë
Avioni për zhvillimin e të cilit u nevojitën 428 miliardë dollarë ka ende probleme të projektimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2020 17:56 Europe/Tirane
  • Defekti i ri i avionit më të shtrenjtë në botë

Avioni për zhvillimin e të cilit u nevojitën 428 miliardë dollarë ka ende probleme të projektimit.

Reaktorët e avionit mund të shpërthejnë nëse goditen nga rrufeja. Avioni luftarak i ardhshëm i ushtrisë amerikane quhet F-35 Lightning II (rrufeja) ... dhe megjithatë nuk mund të fluturojë në mot me stuhi dhe rrufe! Një mangësi më shumë për avionin më të shtrenjtë në historinë e SHBA. Ky avion i zhvilluar nga Lockheed Martin tashmë i ka kushtuar Uashingtonit rreth 428 miliardë dollarë. Sipas sajtit Defense News, ky defekt i madh buron nga sistemi që mbron rezervuarët e karburantit nga rreziku i shpërthimit. Nëse një rrufe godet këtë pjesë të aeroplanit, ajo mund të shpërthejë reaktorët!