Gjermania: Trojka e vendosur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98319-gjermania_trojka_e_vendosur_për_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministria e jashtme e Gjermanisë në një deklaratë të saj pa përmendur shkeljet e bëra nga Amerika dhe trojka evropiane kundrejt marrëveshjes bërthamore, pretendoi se Franca, Gjermania dhe Britania janë të angazhuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe për këtë kanë nisur negociatat me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2020 03:18 Europe/Tirane
  • Gjermania: Trojka e vendosur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Ministria e jashtme e Gjermanisë në një deklaratë të saj pa përmendur shkeljet e bëra nga Amerika dhe trojka evropiane kundrejt marrëveshjes bërthamore, pretendoi se Franca, Gjermania dhe Britania janë të angazhuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe për këtë kanë nisur negociatat me Iranin.

Ministria e jashtme e Gjermanisë ditën e shtunë deklaroi: Si Trojkë Evropianë ne kemi zbatuar në formë të plotë zotimet tona kundrejt marrëveshjes bërthamore si projekti i eliminimit të sanksioneve pa asnjë përjashtim dhe kemi bërë përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe për tregtinë e ligjshme me Iranin dhe kemi zbatuar zotime përtej asaj që kemi premtuar. Si Trojkë Evropiane kemi zhvilluar bisedime me palën iraniane dhe me palët e tjera. Vlen të theksohet se  ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh në Twitter shkroi se mos u besoni polemikave propaganduese dhe shtoi se Irani deri tani e ka aktivizuar 6 herë mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sipas marrëveshjes bërthamore të cilat lidhen me shkeljet e bëra nga Amerika dhe 3 vende evropiane. Pas veprimit të papërgjegjshëm dhe joligjor të 3 vendeve evropiane në dërgimin e projekt-rezolutës në KG të ANEA dhe pas vazhdimit të moszbatimit të zotimeve ndërkombëtare të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe vendimeve të marra nga komisioni i përbashkët, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të enjten e kaluar i dërgoi një letër Josep Borrel shefit të politikës së jashtme të BE dhe koordinator i marrëveshjes bërthamore ku kërkoi që vendet evropiane të zbatojnë zotimet e tyre sipas pikës 36 të marrëveshjes bërthamore.