Italia nuk u lejon futjen udhëtarëve nga Amerika
Pas shtimit të rasteve të koronovirusit në Amerika, Italia nuk ka lejuar udhëtarët e një avioni amerikan që të futen në territorin e Italisë.
Autoritetet e doganave në Itali, ditën e shtunë njoftuan se një avion me 10 udhëtarë nga amerika ësht ëulur në aeroportin e Kaliarit, por personat në fjalë nuk janë lejuar të futen në territorin italian. Sipas vendimit të autoriteteve italiane, perosnat në fjalë duhet të kthehen menjëherë në amerikë, ose për të qëndruar dhe vizituar Italinë duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë. Italia regjistroi 235 raste të reja me koronavirus këtë të shtunë, një rritje e lehtë në krahasim me ditën e premte kur kishte 223. Rastet e reja në Lombardi janë 95, 40.4% e totalit në vend. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 21 vdekje të reja, duke e çuar në 34 855 numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë. 477 persona ndërkohë janë shëruar. Nga 71 pacientë në terapi intensive, më shumë se gjysma (36) janë në Lombardi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 13 Rajone nuk ka më pacientë në reanimacione.