Kroacia mban zgjedhjet parlamentare
Më shumë se 8 milionë kroatë u janë drejtuar të dielën kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit e tyre në parlament për katërvjeçarin e ardhshëm.
Në garën e sivjetme, pushteti parashikohet të ndahet mes Unionit Demokrat të kryesuar nga kryeministri në detyrë, Andrej Plenkoviç, dhe opozitarët socialdemokratë të Davor Bernardiçit. Sondazhet nxjerrin kreun aktual të qeverisë si favoritin me 2 për qind më shumë të votave. Ai garon sivjet me kartën e luftës ndaj pandemisë së koronavirusit dhe për një ekonomi më të fortë, ndërsa partia kryesore opozitare shpreson të bindë elektoratin se do zhbëjë korrupsionin, vjedhjet dhe sistemin fashist të instaluar nga ekzekutivi i tanishëm. Analistët politikë në vend tregojnë se të dyja forcat politike janë në thelb proeuropiane por asnjëra prej tyre nuk mund ta formojnë të vetme qeverinë, ndërkohë që bashkërisht e kanë mohuar mundësinë e një koalicioni me bazë të gjerë. Mes 151 deputetëve që shkojnë në parlamentin kroat, 140 u përkasin 10 zonave territoriale, 8 përfaqësues vijnë nga minoritetet dhe 3 ligjvënës i takojnë diasporës. Fushata elektorale dyjavore u mbajt këtë vit pa tubime në rrethanat e epidemisë së kovidit të ri.