Senator Murfy: Amerika duhet të ndalojë bombardimin e Jemenit
Senatori demokrat i shtetit Connecticut në Ameirkë ditën e dielë ka këkruar ndërprerjen e sulmeve të vendeve të tij ndaj Jemenit.
Chris Murfy, në një mesazh në Twitter duke kritikuar politikat luftënxitëse të Uashingtonit kundër Jemenit ka thënë se Amerika duhet të ndalojë bombardimet në Jemen. Ai gjithashtu përmendi përhapjen e virusit korona në Jemen dhe tha: Ekziston mundësia që 27% e jemenasve të infektuar me covid-19 të humbin jetën e tyre. Bernie Sanders senatori i shtetit Vermont në Amerikë gjithashtu situatën në Jemen e ka quajtur krizën më të madhe njerëzore në botë dhe tha se bashkëpunimi mes Amerikës dhe regjimit saudit është bërë shkak për thellimin e kësaj krize. Përveç sulmeve të regjimit saudit kundër Jemenit, përhapja e virusit Covid-19 është kthyer në një tjetër hallkë për këtë vend dhe sidomos për kuadrin mjekësor. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.