Bisedimet e tendosura Bruksel-Londër
(last modified Mon, 06 Jul 2020 20:20:56 GMT )
Korrik 06, 2020 22:20 Europe/Tirane
  • Bisedimet e tendosura Bruksel-Londër

Fillojnë në Londër bisedimet e ngecura midis Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me Brexit-in, ndërsa koha po mbarën dhe palët po përpiqen të shmangin thyerje të vështira.

Kryenegociatori i Bashkimit Europian Michel Barnier pritet për bisedime në Londër, pasi pesë ditë bisedime në Bruksel rezultuan pa ndonjë marrëveshje konkrete. Vetë Barnier tha se “palët kanë ndasi të thella” për arritjen e një marrëveshjeje tregtare. Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën pasi vendi i saj mori kryesimin e radhës së Këshillit të BE-së, se blloku duhet të përgatitet për skenarin negativ “të mosarritjes së një marrëveshjeje mes palëve”. Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar të këtij viti, por do të vazhdojë të qëndrojë në zonën e lirë ekonomike pa tarifa deri në fund të 2020-s. Të dyja palët po përpiqen të bien dakord për një marrëveshje tregtare përpara 31 dhjetorit, por ndahen në çështje të tilla si rregulloret e biznesit dhe të drejtat e peshkimit, me Britaninë që kundërshton kërkesat europiane për të drejta afatgjata peshkimi në ujërat britanike. Kryeministri britanik Boris Johnson tha se "një marrëveshje e mirë" ishte mundur. Por ai theksoi se BE-ja duhet të njohë sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar. Nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda fatit të përcaktuar, lidhjet tregtare midis dy palëve do të bien në nivelin më minimal të përcaktuar nga Organizata Botërore e Tregtisë, që do të thotë tarifa të larta dhe kuota për biznesin. Një tjetër çështje kyçe për Brukselin është garancia që Mbretëria e Bashkuar do të mbajë në fuqi standardet mjedisore europiane, ligjet për punën dhe politikat europiane të ndihmës shtetërore.

 

Tags