Biden: Putini e tërheq Trumpin si një qenush!
Kandidati demokrat për president i Shteteve të Bashkuara në një sulm verbal ndaj presidentit Trump e ka përshkruar atë si një qenush nën kontrollin e homologut të tij rus.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars News, ish-Nënkryetari i SHBA, Joe Biden, ka kritikuar edhe një herë Presidentin e SHBA për afërsinë e tij me Rusinë, dhe theksoi se Putini e tërheq Trumpin si një qenush. Në një thirrje video për të mbledhur fonde, Biden e sulmoi Trump për dështimin e tij në politikën e jashtme si dhe për performancën e tij të dështuar në frenimin e krizës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. "Putini e tërheq Trumpin nga të gjitha anët si një qenush në një kafaz të vogël," tha Biden, sipas një raporti të Newsweek. Gazeta New York Times, javën e kaluar njoftoi se zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin arritur në përfundimin se shërbimet inteligjente ushtarake ruse u kishin ofruar shpërblim talibanëve për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afganistan. Ky lajm shkaktoi indinjatë të madhe në SHBA, ku amerikanët kritikojnë qëndrimet e dobëta të Donald Trump ndaj Rusisë dhe në veçanti ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.