Raportuesja speciale e OKB akuzon sërish SHBA-në
Raportuesja speciale e OKB për ekzekutimet arbitrare ka akuzuar edhe një herë Shtetet e Bashkuara për shkeljen e ligjit ndërkombëtar në vrasjen e komandantit të lartë iranian, Gjeneral- lejtnant Kasem Soleimani në një sulm me dron, duke paralajmëruar për pasojat e përdorimit të paligjshëm të dronëve të armatosur.
"Ligji ndërkombëtar është ndërkombëtar. Nuk është amerikan," tha të Shtunën Agnes Callamard, raportuese speciale e OKB për ekzekutime arbitrare, në një postim në llogarinë e saj në Twitter. Ajo shtoi se paralajmërimet e saj për "përdorimin eksponencial dhe të parregullt të dronëve të armatosur" dhe vlerësimin e saj për vrasjen e Gjeneralit Soleimani si dhe thirrjet e saj për veprime për të parandaluar krizat e mëtejshme, bazohen në ligjin ndërkombëtar. Callamard tha se SHBA-ja e vendosi botën në një rrezik të paparë me vrasjen e komandantit më të lartë anti-terror të Iranit dhe paralajmëroi se është koha e duhur që bashkësia ndërkombëtare të ndalojë heshtjen e saj ndaj vrasjeve të paligjshme të kryera nga Uashingtoni. Zyrtarët amerikanë, të cilët vazhdojnë të mbrojnë operacionin vdekjeprurës, kanë hedhur poshtë raportin e OKB, i cili thotë se sulmi me dron ka shkelur Kartën e OKB dhe që bën thirrje për përgjegjësi të qeverisë amerikane, e kanë cilësuar këtë raport si "të urryer". Duke iu drejtuar një seance virtuale të OKB të Premten, Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara Maxhid Takht-Ravanchi tha se vrasja e gjeneralit Soleimani nga SHBA ishte një dhuratë për grupin terrorist ISIS dhe grupet e tjera terroriste në rajon. "Vrasja brutale dhe frikacake nga Shtetet e Bashkuara e gjeneralit Kasem Soleimani, heroit të luftës kundër terroristëve në rajon, ndërsa ishte në një vizitë zyrtare në Irakun fqinj, është një tjetër shembull i qartë i terrorizmit shtetëror dhe një shkelje e rëndë e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, që sjell përgjegjësi penale ndaj autorëve të saj," tha i dërguari iranian në OKB.