Shpërthen anija amerikane në portin San Diego
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98514-shpërthen_anija_amerikane_në_portin_san_diego
Disa marinarë mbetën të plagosur pas një shpërthimi në bordin e një anije ushtarake në bazën detare amerikane në San Diego, raporton CNN.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 13, 2020 05:19 Europe/Tirane
  • Shpërthen anija amerikane në portin San Diego

Disa marinarë mbetën të plagosur pas një shpërthimi në bordin e një anije ushtarake në bazën detare amerikane në San Diego, raporton CNN.

Marinarët po marrin ndihmën mjekësore pas shpërthimit të ndodhur në USS Bonhomme Richard. Me dhjetëra zjarrfikës janë duke punuar për të vënë nën kontroll flakët që kanë shpërthyer në anijen ushtarake. Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa menjëherë kanë nisur hetimet. Në kohën e shpërthimit në bordin e anijes ndodheshin 160 marinarë. Policia e San Diegos dhe autoritetet e portit kanë mbyllur të gjitha rrugët që të çojnë për në port dhe nuk kanë lejuar afrimin e gazetarëve. Anija amerikane e njohur me kodin LHD-6 kishte kapacitet të mbartte 20 avionë luftarakë F-35.