OKB paralajmëron për pasojat e vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani
Raportuesja speciale e OKB për vrasjet e paligjshme dhe arbitrare ka paralajmëruar për pasojat e veprimeve terroriste të Amerikës në botë sidomos për pasojat e atentatit kundër gjeneral Kasem Solejmani.
Agnès Callamard, raportuesja speciale e OKB për atentatet dhe sulmet e paligjshme dhe arbitrare, në një intervistë me kanalin televiziv Al-Xhazira, ka paralajmëruar për pasojat e atentatit terrorist të Amerikës kundër gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa ka deklaruar: “Atentati dhe vrasje e gjeneral Kasem Solejmani ka treguar se bota sa shumë është afruar pranë një krize të madhe dhe vdekjeprurëse. Shtetet ndoshta mund ta zgjedhimin eliminimin fizik të funksionarëve të lartë ushtarake jashtë kornizës së një lufte të njohur sipas normave dhe bëjnë përpjekje që vrasje të tilla t’i arsyetojnë duke u bazuar në emërimin “terrorist” të çdo personi që konsiderohet kërcënim potencial dhe ose në të ardhmen të bëhet kërcënim, mirëpo në realitet një veprim i tillë ka një perspektiv vdekjeprurëse me të cilën po përballet bota tani”.
Agnès Callamard në fund ka theksuar shtimin e përpjekjeve për tu përballur me metodën vdekjeprurëse për normalizimin e luftës si një element i ligjshëm dhe i domosdoshëm për paqe.