A do të guxojë Turqia të sulmojë forcën Wagner?
Miku i NATO-s dëshiron qytetin naftëmbajtës Sirte, por edhe boshti Riad-Abu Dhabi-Kajro gjithashtu e dëshiron atë. Problemi është se të ardhurat nga 10,000 fuçi naftë që nxirret çdo ditë në Sirte shkojnë direkt në llogaritë e bankës qendrore, e cila është vendosur nën kontrollin e SHBA nëpërmjet FMN-së.
Pra, kjo betejë e madhe për të marrë Sirten mund të lidhet vetëm me naftën, ose me fjalë të tjera, e vetmja pjesë që vuan nga një ndryshim i situatës në Sirte do të ishte Rusia. Nga këtu rrjedhin kërcënimet anti-ruse të Sulltanit. Udhëheqësi turk, qeveria e të cilit akuzohet për transferimin e terroristëve nga Siria në Libi, tha se mercenarë të huaj ishin në origjinë të gjakderdhjes në Libi. Shumë analistë menduan se kjo akuzë synonte forcën Wagner, të lidhur me Rusinë. "Mercenarët e huaj që e kthyen Libinë në një "lumë gjaku "do të dëbohen nga vendi i shkatërruar nga lufta," tha të Dielën Erdogan në një intervistë me revistën turke Kriter. Këtë të hënë, Ministri i tij i Jashtëm shkoi në të njëjtin drejtim. Mevlut Cavusoglu, tha se një operacion ushtarak do të zhvillohej në rast se Ushtria Kombëtare Libiane (LNA), e udhëhequr nga Marshalli Khalifa Haftar, nuk tërhiqet nga qyteti bregdetar Sirte. "Sirte dhe al-Xhufra duhet t'i dorëzohen qeverisë libiane të Al-Vefak, dhe një operacion ushtarak mund të kryhej nëse Sirte nuk dorëzohet", deklaroi Ministri i Jashtëm turk duke shpjeguar se ideja e "qeverisë Al-Vefak" për krizën libiane ishte prezantuar në Moskë dhe ne mund të zhvillonim një takim ekspertësh dhe një tjetër në nivelin ministror. A është ky një kthim mbrapa apo një taktikë për të ecur më mirë përpara? Vëzhguesit besojnë se Ankaraja nuk është e sigurt se do të fitojë betejën e Sirtes sidomos pasi Rusia barrikadoi rajonin me raketat e saj Scud dhe ndërsa Kajro i kualifikoi Sirten dhe al-Xhufran vija të kuqe të saj. Thënë kështu, ekziston vullneti për të bërë pazare.