Vazhdon zjarri që shpërtheu në anijen luftarake USS Bonhomme Richard
Zjarri që shpërtheu në anijen luftarake amerikane USS Bonhomme Richard tre ditë më parë, akoma po vazhdon.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mbi 400 zjarrfikës amerikanë janë aktivizuar për shuarjen e zjarrit, mirëpo zjarri në këtë anije luftarake akoma po vazhdon.
Anije luftarake USS Bonhomme Richard të dielën në mëngjes është përfshirë nga zjarri si pasojë e një shpërthimi të brendshëm. Faqja informative e forcave detare të Amerikës ka deklaruar se zjarrfikësit e qytetit San Diego dhe marinacat amerikane po vazhdojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në këtë anije luftarake.
Përveç atyre, janë aktivizuar edhe disa helikopterë të cilët mbi 1200 herë kanë derdhur ujin e rezervarëve të tyre mbi këtë anije luftarake për ta shuar zjarrin dhe për ta mbajtur të ftohur nivelin e sipërm të kësaj anije në mënyrë që zjarrfikësit të mund të qëndrojnë mbi këtë anije.
Mediat amerikane kanë njoftuar për plagosjen e të paktën 50 forcave detare në këtë zjarr, por disa burime të tjera kanë njoftuar edhe për dhjetëra viktima.