Operacion i gjerë anti-terrorizëm i policisë gjermane
Policia gjermane ka zbatuar një operacion të gjerë në përballje me grupet terroriste.
Forcat e policisë kanë kryer kontrolle të gjera në Berlin dhe kanë bastisur shtëpitë dhe godinat e 12 persona të dyshuar për mbështetjen financiare të terrorizmit. Policia gjermane deklaroi se deri tani nuk është akuzuar ndonjë person për këtë rast. Thuhet se 450 agjentë të policisë gjermane morën pjesë në operacionin në fjalë. Prokuroria e Gjermanisë ka deklaruar se personat të cilët u janë bastisur shtëpitë, dyshon për mbështetje financiare të grupeve terroriste dhe ata akuzohen s enë kushtet e virusit kroona janë munduar të marrin ndihma të shpejta nga qeveria. Funksionarët e sigurisë në gjermani kanë pohuar se shumë grupe terroriste shfrytëzojnë parajsën e pastrimit të parave në Gjermani për dërgimin dhe transferimin e parave. Qeveritë evropiane po parashtrojnë çështjen e përballjes me grupet terroriste në kohën kur ata duke ndjekur Amerikën janë mbështetësit kryesorë të terroristëve në Irak dhe Siri.