Gjermania paralajmëron për pasojat e dështimit të planit ekonomik të Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98623-gjermania_paralajmëron_për_pasojat_e_dështimit_të_planit_ekonomik_të_evropës
Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka paralajmëruar për pasojat e dështimit të planit ekonomik të Bashkimit Evropian për virusin Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2020 10:39 Europe/Tirane
  • Gjermania paralajmëron për pasojat e dështimit të planit ekonomik të Evropës

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka paralajmëruar për pasojat e dështimit të planit ekonomik të Bashkimit Evropian për virusin Korona.

Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, në prag të organizimit të takimit të liderëve të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar në lidhje me dështimin e pakos së ndihmave financiare për rindërtimin përsëri të Bashkimit Evropian pas krizës së pandemisë Korona dhe ka deklaruar: “Asnjë vend në mënyrë të vetme nuk mund të dalë nga kjo krizë ndërkohë që vendet fqinjë të tij të mbesin akoma në stagnim ekonomik”.

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë shtoi: “Vendet të cilat në mënyrë të veçantë janë përfshirë nga kriza e pandemisë Korona, kanë nevojë për mbështetje speciale sepse ndikimet e kësaj krize janë të mëdha”.