Pompeo pretendon për politikë të re kundrejt Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98650-pompeo_pretendon_për_politikë_të_re_kundrejt_iranit
Sekretari amerikan i shtetit duke përsëritur pretendimet boshe kundër Iranit, deklaroi se qeveria amerikane pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka ndërmarrë një politikë të re kundrejt Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2020 04:37 Europe/Tirane
  • Pompeo pretendon për politikë të re kundrejt Iranit

Sekretari amerikan i shtetit duke përsëritur pretendimet boshe kundër Iranit, deklaroi se qeveria amerikane pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka ndërmarrë një politikë të re kundrejt Iranit.

Mike Pompeo deklaroi se qeveria aktuale e Amerikës ka kthyer kahun e rrjedhës së qeverisë së kaluar. Ne kemi dalë nga marrëveshja dhe kemi ndërmarrë një politikë të re kundrejt Iranit, u shpreh Mike Pompeo. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar.  Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.