Zjarr në një fabrikë kimikatesh në Amerikë
Burimet informative kanë bërë të ditur përfshirjen e një fabrike kimikatesh nga zjarri në qytetin Atalanta të Amerikës.
Fabrika e kimikateve në Georgia është përfshirë nga zjarri thuhet në një raport të IGS. Ndërtesa e përfshirë nga zjarri është boshatisur dhe deri tani nuk ka të dhëna për njerëz të dëmtuar. Fabrika e kimikateve ndodhet shumë pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit. Një ditë më parë në qytetin Whitefield të shtetit Indiana kompania e energjisë elektrike është përfshirë nga zjarri. Gjithashtu disa ditë më parë anija ruse USS Bunham Richard është përfshirë nga zjarri për shuarjen e të cilit është dashur 4 ditë përpjekje të zjarrfikësve dhe shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma.