Pekini dhe Moska theksojnë përballjen me Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98708-pekini_dhe_moska_theksojnë_përballjen_me_amerikën
Ministrat e punëve të jashtme të Kinës dhe Rusisë kanë theksuar nevojën për t'u përballur me politikat e njëanshme të Amerikës në çështjet ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2020 11:19 Europe/Tirane
  • Pekini dhe Moska theksojnë përballjen me Amerikën

Ministrat e punëve të jashtme të Kinës dhe Rusisë kanë theksuar nevojën për t'u përballur me politikat e njëanshme të Amerikës në çështjet ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ministrat e punëve të jashtme të Kinës dhe Rusisë gjatë një bisede telefonike, kanë theksuar mbështetjen ndaj forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale mes Pekinit dhe Moskës dhe përballjen me politikën e njëanshme të Amerikës.

Wang Ji, ministri i punëve të jashtme të Kinës, gjatë kësaj bisede telefonike me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi: "Udhëzimi strategjik i liderëve të të dy vendeve është suksesi më i madh i arritur në marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë. Pas organizimit të suksesshëm të referendumit për reformën kushtetuese në Rusi, liderët e të dy vendeve kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe kanë deklaruar mbështetjen e prerë të tyre ndaj njëri-tjetrit si dhe rëndësinë e marrëdhënieve të Pekinit dhe Moskës me prioritet politikën e jashtme".

Sipas agjencia e lajmeve Shihua ka shkruar se shefat e diplomacisë së Kinës dhe Rusisë gjithashtu kanë theksuar bashkëpunimin e afërt të të dy vendeve në rrafshin e çështjeve strategjike dhe koordinimin në çështje rajonale dhe ndërkombëtare.  

Sipas këtij burimi, Wang Ji i ka thënë Sergei Lavrov: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë zbuluar haptazi politikën e vet "Amerika e Para" dhe Uashingtoni po ndjek strategjinë e njëanshme të bazuar mbi politikën e vet arrogante. Uashingtoni është bërë shkak për shtimin e përballjes në nivel të sistemit ndërkombëtar dhe nuk po pranon përgjegjësitë e veta. Në këtë mënyrë Amerika ka humbur arsyen, ndërgjegjen dhe kredibilitetin e vet. Amerika ka ringjallur moralin e luftës së ftohtë në politikën e vet ndaj Kinës dhe duke krijuar luftë ideologjike, ka shkelur vijat e kuqe dhe normat ndërkombëtare.

Nga ana e tij Sergei Lavrov gjatë kësaj bisede telefonike ka theksuar forcimin e bashkëpunimeve Moskë-Pekin dhe ka thënë: "Rusia dhe Kina si dy vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB, duhet t'i shtojnë koordinimet dhe bashkëpunimet e veta në lidhje me çështjet dhe temat ndërkombëtare dhe të ndjekin interesat e veta të përbashkëta duke u mbështetur në kornizat e të drejtave dhe ligjeve ndërkombëtare".