Gjermania, Italia dhe Franca sanksionojnë vendet që ndërhyjnë në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98758-gjermania_italia_dhe_franca_sanksionojnë_vendet_që_ndërhyjnë_në_libi
Gjermania, Italia dhe Franca në një deklaratë të përbashkët theksuan vendosjen e sanksioneve për vendet që ndërhyjnë në Libi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2020 04:31 Europe/Tirane
  • Gjermania, Italia dhe Franca sanksionojnë vendet që ndërhyjnë në Libi

Gjermania, Italia dhe Franca në një deklaratë të përbashkët theksuan vendosjen e sanksioneve për vendet që ndërhyjnë në Libi.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Franca, Italia dhe Gjermania në një deklaratë të përbashkët të Shtunën thanë se ata ishin të gatshëm të konsiderojnë vendosjen e sanksioneve për fuqitë e huaja që shkelin embargot e armëve në Libi. Deklarata e përbashkët e të tre vendeve thotë: "Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të huaj të përfundojnë përfshirjen e tyre në Libi dhe të respektojnë plotësisht embargon e armëve të imponuar nga Këshilli i Sigurimit i KB". Vlen të theksohet se Libia pas vrasjes së ish diktatorit Muamer Gadafi ndodhet në një situatë të rëndë konflikti mes grupeve të ndryshme për pushtet. Nëntë vjet pas rënies së sundimit të Gadafit në Libi, kriza dhe lufta për pushtet në këtë vend vazhdojnë akoma. Në këto kushte, ndërhyrja e huaj ka shkaktuar përhapjen e terrorizmit, përkeqësimin e situatës ekonomike dhe krizën humanitare në Libi. Në vitin që lamë pas lufta dhe kriza në Libi, ka krijuar kushtet që vendet e huaja të ndërhyjnë në arenën politike të këtij vendi. Gjatë këtij viti gjithashtu lufta për pushtet në Libi vazhdoi. Qeveria Tobaruk në lindje që drejtohet nga gjeneral Haftar dhe Qeveria e Unitetit Kombëtar në Tripoli të kryesuar nga Fiaz Seraxh janë në betejë për pushtetin kryesor në vend.