Një anije tjetër luftarake amerikane përfshihet nga zjarri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98768-një_anije_tjetër_luftarake_amerikane_përfshihet_nga_zjarri
Një anije tjetër luftarake e Amerikës është përfshirë nga zjarri në brigjet e këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 19, 2020 15:02 Europe/Tirane
  • Një anije tjetër luftarake amerikane përfshihet nga zjarri

Një anije tjetër luftarake e Amerikës është përfshirë nga zjarri në brigjet e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se mediat amerikane kanë njoftuar për shpërthimin e zjarrit në anijen luftarake "Kearsarge" në portin Norfolk të Amerikës dhe kanë shkruar se zjarri në këtë anije luftarake është vendosur nën kontroll.

Sipas mediave amerikane, kjo ngjarje ka ndodhur më 17 korrik. Shkak i shpërthimit të këtij zjarri është përcaktuar hedhja e një xixe zjarri mbi lëndë plastike gjatë punimeve që kryheshin në këtë anije.

Pas shpërthimit të këtij zjarri, forcat detare të Amerikës kanë urdhëruar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në të gjitha anijet e vendosura në këtë port që ndodhet nën kontratën e kompanisë së prodhimit të anijeve "Dinamic Nasco".

Rory O'Connor, zëdhënësi i komandës së sistemeve të forcave detare të Amerikës, me anë të një deklarate, ka thënë se ndërprerjen e aktivitetit në këtë port është bërë me qëllim të garantimit të zbatimit të protokolleve të sigurisë përball zjarrit nga ana e kësaj kompanie.