Në Portland të Amerikës vazhdojnë protestat kundër racizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98773-në_portland_të_amerikës_vazhdojnë_protestat_kundër_racizmit
Pas protestave të gjera në qytetin më të madh të shtetit Oragan, janë arrestuar me dhjetëra protestues nga policia amerikane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 19, 2020 15:29 Europe/Tirane
  • Në Portland të Amerikës vazhdojnë protestat kundër racizmit

Pas protestave të gjera në qytetin më të madh të shtetit Oragan, janë arrestuar me dhjetëra protestues nga policia amerikane.

Kanali televiziv CNN njoftoi se policia e Portlandit ditën e shtunë më 18 korrik, ka deklaruar se forcat e policisë kanë arrestuar disa protestuar të cilët gjatë protestave kanë synuar të bllokojnë godinat e pushtetit lokal dhe kanë hedhur gjëra të ndryshme në drejtim të forcave policore.

Sipas këtij burimi, protestat në qytetin Portland në shtetin Oragan të Amerikës janë organizuar për të protestuar kundër sjelljeve dhe dhunës së policisë amerikane dhe këto protesta po vazhdojnë akoma pavarësisht se kanë kaluar 7 javë që nga vrasja e zezakut Georg Floyd në Amerikë.