Dërgohen trupa për terroristët amerikanë të CENTCOM
Departamenti Amerikan i mbrojtjes ka ndërmend të dërgojë trupa ushtarake për të ndihmuar terroristët e CENTCOM në Azinë Perëndimore.
Sipas agjencisë Fars, trupat shtesë janë nisur nga baza ajror Ford Hood dhe Teksas dhe pritet të vendosen në Azinë Perëndimore. Trupat shtesë për të ndihmuar terroristët e CENTCOM dërgohen në kohën kur Keneth Frank McKenzi komandanti i organizatës terroriste CENTCOM ka pretenduar se Irani do të ndërmarrë veprime kundër forcave amerikane pas qartësimit të situatës për heqjen e embargos së armatimeve të OKB. Ai gjithashtu ka pohuar fuqinë e rrjedhës së rezistencës në Azinë Perëndimore dhe ka thënë: Hezbullahu i Libanit vazhdon të jetë kërcënim sigurie për rajonin. Amerika duke shkelur vazhdimisht rezolutën 2231 të KS të OKB, me pretekste të ndryshme po mundohet ta paraqesë si të rrezikshme heqjen e embargos së armatimeve të OKB kundër Iranit.