Irani temë e bisedimeve mes Heiko Maas dhe Dominik Raab
Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Anglisë kanë diskutuar për çështje të rëndësishme në rajon dhe në botë dhe për qëndrimin e Trojkës Evropiane kundrejt Iranit.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ditën e martë u takua me homologun e itj anglez me të cilin diskutoi për çështje të rëndësishme dypalëshe dhe botërore mes tyre Iranin, Rusinë dhe Kinën. Pas takimit me ministrin e jashtëm të Anglisë, shefi i diplomacisë gjermane pritet të vizitojë Greqinë. Ne kemi biseduar për çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe kemi qëndrime të përafërta me Anglinë për disa çështje të tilla si qëndrimi i Trojkës Evropiane kundrejt Iranit, marrëdhënieve me Kinën dhe mënyrën e përballjes me influencën e Rusisë në Evropë. Ministri i jashtëm gjerman, e ka cilësuar Anglinë si një partner të rëndësishëm në arenën ndëkrombëtare dhe tha se të dy vende kanë interesa të përbashkëta dhe gjuhë të njëjtë.