Pse Erdogan e hapi sot xhaminë Aja Sofia?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98954-pse_erdogan_e_hapi_sot_xhaminë_aja_sofia
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zgjedhur një ditë simbolike për namazin e parë të myslimanëve në Aja Sofia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2020 15:45 Europe/Tirane
  • Pse Erdogan e hapi sot xhaminë Aja Sofia?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zgjedhur një ditë simbolike për namazin e parë të myslimanëve në Aja Sofia.

I pari i shtetit turk vendosi të ndërmarrë këtë hap në 97-vjetorin e Marrëveshjes së Lozanës së vitit 1923, shkruan gazeta greke Ekatimerini. Duket se dëshira për të krijuar probleme për Greqinë dhe pjesën tjetër të Bashkimit Evropian është pjesë e fitores së tij, shkruhet më tutje në artikullin e gazetës greke. Mustafa Kemal Ataturk mirëpriti Traktatin e Lozanës nga viti 1923 si “një fitore politike pa humbës në historinë e epokës Osmane”. Përveç vendosjes së paqes midis Turqisë e aleatëve të mëdhenj – Britanisë, Francës dhe Italisë – dhe mes Turqisë dhe Greqisë, Traktati i Lozanës “njohu Turqinë si shtet të pavarur dhe riparoi kufijtë e saj. U deshën shtatë vjet diplomaci intensive për të arritur një marrëveshje miqësie Greqi-Turqi. Pas pak kohësh, Ataturku e ktheu Aja Sofian në një muze. Tani Erdogan, sipas medias greke, po përpiqet të fshijë trashëgiminë e Ataturkut, duke e prezantuar veten si pasardhësin e pushtuesve si restaurues të Perandorisë Osmane. Kjo shpjegon shkeljet e shpeshta të kufijve dhe të sovranitetit të vendeve fqinje, çka janë sfida të vazhdueshme për Greqinë dhe Qipron.