Mosmarrëveshje të ashpra mbi Detin e Kinës së Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98981-mosmarrëveshje_të_ashpra_mbi_detin_e_kinës_së_jugut
Australia i ka hedhur poshtë kërkesat territoriale dhe detare të Kinës për sa i përket Detit të Kinës së Jugut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 25, 2020 21:07 Europe/Tirane
  • Mosmarrëveshje të ashpra mbi Detin e Kinës së Jugut

Australia i ka hedhur poshtë kërkesat territoriale dhe detare të Kinës për sa i përket Detit të Kinës së Jugut.

Sipas mediave të huaja, vendi deklaroi se aneksimi i zonës nuk kishte “asnjë bazë ligjore”, pasi Kina sipas zyrtarëve ka përvetësuar pjesën më të madhe të detit. Ndërkohë edhe SHBA i pati quajtur disa operime të Kinës si “të paligjshme” në atë zonë. Përveç Australisë edhe vendet si Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë kundërshtuar vendimin e Kinës mbi aneksimin e zonës, derisa këto shtete janë grindur për dekada mbi këtë sipërfaqe. Aneksimi i territorit nga Pekini i njohur si “linja nëntë palësh”, u pasqyrua me ndërtimin e ishujve dhe me krijimin e një infrastrukture të konsiderueshme ushtarake.