Protesta në Poloni kundër planit për daljen nga konventa e BE
Qytetarët e Polonisë kanë protestuar kundër planit të qeverisë së Polonisë për të dalë nga konventa e Bashkimit Evropian të ndalon dhunën kundër grave.
Gazeta "Indipendent" njoftoi se me dhjetëra mijëra protestuar polakë janë mbledhur në Varshav dhe në qytete të tjera të Polonisë ku kanë protestuar kundër planit të qeverisë polake për të dalë nga konventa e Bashkimit Evropian që ndalon dhunë ndaj grave. Moto e kësaj protesta ka qenë "Luftoni kundër virusit Korona, jo kundër grave!".
Konventa e Stambollit është korniza më gjithëpërfshirëse juridike ekzistuese që trajton çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave duke përfshirë tema si dhuna familjare, përdhunimi, përdhosja dhe ofendimi seksual dhe martesa e detyrueshme.
Polonia e ka nënshkruar këtë konventë në vitin 2015 dhe para ardhjes në pushtet të partisë konservatore "Drejtësia dhe Ligji". Argumentimi i qeverisë aktuale të Varshavës për të dalë nga ky traktat evropian është ky që konventa e hartuar nga ana e Këshillit të Evropës si organizatë e të drejtave të njeriut që ka 47 anëtarë, është në kundërshtim me vlerat e familjes së sipas kishës Romen të katolikëve të Polonisë.