Pandemia venit shanset e Trump për tu rizgjedhur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99037-pandemia_venit_shanset_e_trump_për_tu_rizgjedhur
Prespektiva e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump vazhdon të venitet ndërsa rastet e koronavirusit rriten në Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2020 17:22 Europe/Tirane
  • Pandemia venit shanset e Trump për tu rizgjedhur

Prespektiva e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump vazhdon të venitet ndërsa rastet e koronavirusit rriten në Shtetet e Bashkuara.

Numri mesatar i infeksioneve të reja tani po rritet me më shumë se 2.600 në orë në të gjithë vendin, shkalla më e lartë në botë. Në të njëjtën kohë, sondazhet e opinionit publik tregojnë se Joe Biden, kandidati i supozuar presidencial i Partisë Demokrate, kryeson garën ndaj Trumpit me 15 pikë përqindje në nivel kombëtar, duke parashikuar një fitore në shtetet e rëndësishme dhe grupet kryesore demografike, siç janë amerikanët e moshuar, gratë dhe votuesit e pavarur. Sondazhet e fundit të organizatës Rasmussen Reports, të cilat priren të raportojnë vlerësime më të favorshme për presidentin Trump, e radhisin Joe Bidenin përpara në Pensilvani dhe Ohajo. Një sondazh i rrjetit Fox News e nxjerr Bidenin kryesues në Miçigan, ndërsa një sondazh i organizatës Quinnipiac publikuar të enjten tregon se Joe Biden mund ta mposht Donald Trumpin në Florida. Në vitin 2016, Trump fitoi të gjitha këto shtete, disa me diferencë shumë të ngushtë, duke arritur një fitore historike në zgjedhjet presidenciale kundër kandidates demokrate Hillary Clinton. Në analizën e sondazheve të fundit, William Galston, një analist politik me Institutin Brookings, tha se rritja e mosmiratimit të publikut për trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga ana e presidentit, ishte shkaku kryesor për rënien e tij në sondazhe.