Gjermania i kundërvihet Turqisë
Gjermania ka marrë vendim për mbylljen e shitjes së armëve Turqisë. Vendimi për ndalimin e eksportimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë në Turqisë, është lajmëruar nga Heiko Maas, ministër i jashtëm i Gjermanisë në kohën kur një ditë më parë, Kancelarja gjermane paralajmëroi Presidentin turk se nëse tensionet me Greqinë vazhdojnë, Ankaraja do të përballet me reagime nga Athina dhe Bashkimi Evropian.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, kanali gjerman OPEN TV në një raport njoftoi se Kancelarja gjermane Angela Merkel në një telefonatë i tha Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se grekët nuk po bënin shaka me askënd dhe se nëse bëhej ndonjë eksplorim për naftë nga Ankaraja në zonat nën kontrollin e tyre, ata do të reagojnë. Sipas raportit, Merkel paralajmëroi gjithashtu Erdoganin për një reagim të fortë nëse anija kërkimore "Oruch Rais" do të eksploronte në Mesdheun lindor. Merkel e kërcënoi Erdoganin se ai do të hynte në telashe jo vetëm me Greqinë, por edhe me Evropën, dhe se pasojat e nxjerrjes së naftës në këto zona do të ishin tepër të rënda. Kancelarja gjermane i ofroi dy mundësi Erdoganit: ose të përfundojë qëndrimin e tij provokues kundër Greqisë dhe të hyjë në një dialog me Evropën, ose të përballet me sanksione gjermane dhe evropiane.