Irani temë bisedimi mes ministrave të jashtëm të Anglisë dhe Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99095-irani_temë_bisedimi_mes_ministrave_të_jashtëm_të_anglisë_dhe_francës
Ministrat e jashtëm të Anglisë dhe Francës kanë diskutuar për çështje të rëndësishme dypalëshe mes tyre edhe për Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2020 04:57 Europe/Tirane
  • Irani temë bisedimi mes ministrave të jashtëm të Anglisë dhe Francës

Ministrat e jashtëm të Anglisë dhe Francës kanë diskutuar për çështje të rëndësishme dypalëshe mes tyre edhe për Iranin.

Dominik Raab, ministër i jashtëm i Anglisë dje është takuar dhe ka biseduar me homologun e tij francez. Në një mesazh të tij në Twitter Raab njoftoi se bisedimet me Le Drian kanë qenë të mira dhe palët kanë diskutuar për çështje të rëndësishme mes tyre Iranin dhe përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar aneksimin e rajonit BPLJ si dhe për të lehtësuar procesin e bisedimeve të paqes në rajonin e Azisë perëndimore. Thuhet se Raab ka pritur në formë të ndarë edhe sekretarin amerikan të shtetit dhe ministrin e jashtëm të Gjermanisë me të cilët gjithashtu ka diskutuar për çështje dypalëshe mes tyre zhvillimet në Azinë Perëndimore dhe ato në Iran. Anglia, Franca dhe Gjermania janë 3 vende evropiane që në vitin 2015 kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Iranin. Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje.