Gjermani, rritja e rasteve me COVID-19 shqetësuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99107-gjermani_rritja_e_rasteve_me_covid_19_shqetësuese
Instituti gjerman i Epidemiologjisë dhe Mbikëqyrjes së Shëndetit ”Robert Koch” (RKI) ngriti alarmin për një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në vend që prej disa ditësh, sipas tij ”një burim i madh shqetësimi”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2020 18:31 Europe/Tirane
  • Gjermani, rritja e rasteve me COVID-19 shqetësuese

Instituti gjerman i Epidemiologjisë dhe Mbikëqyrjes së Shëndetit ”Robert Koch” (RKI) ngriti alarmin për një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në vend që prej disa ditësh, sipas tij ”një burim i madh shqetësimi”.

“Zhvillimet e fundit të rasteve me COVID-19 janë një burim i madh shqetësimi për mua dhe për të gjithë ne në RKI”, konfirmoi Lothar Wieler, president i këtij instituti shëndetësor, në një konferencë shtypi. ”Udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zona që aktualisht janë me rrezik të lartë për COVID-19 duhet të testohen në të ardhmen”, njoftoi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.