Johnson i trembet një vale të dytë të pandemisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99108-johnson_i_trembet_një_vale_të_dytë_të_pandemisë
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të futur në karantinë udhëtarët që vijnë nga Spanja, duke thënë se “ka shenja të valës së dytë të koronavirusit” në disa pjesë të Evropës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 28, 2020 23:02 Europe/Tirane
  • Johnson i trembet një vale të dytë të pandemisë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të futur në karantinë udhëtarët që vijnë nga Spanja, duke thënë se “ka shenja të valës së dytë të koronavirusit” në disa pjesë të Evropës.

“Ajo që duhet të bëjmë, është të ndërmarrim veprime të shpejta, kur mendojmë se rreziqet kanë filluar të rriten sërish”, tha Johsnon. Ai shtoi se individët duhet të vendosin vetë nëse duan të rrezikojnë dhe të shkojnë jashtë vendit në rrethanat aktuale. ”Le të jemi plotësisht të qartë për atë që po ndodh në Evropë, në mesin e disa miqve tanë evropianë… Unë druaj se në disa vende kanë nisur të shihen shenjat e valës së dytë të pandemisë”, tha Johnson. Komentet vijnë pasi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ndryshuar rregullat për Spanjën, është i padrejtë. Qeveria në Londër vendosi këtë javë që udhëtarët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga Spanja, duhet të vetizolohen për 14 ditë në një adresë të regjistruar. Vendimi i ri u tha se u mor pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në Spanjë. Por, Sanchez tha se turistët në shumicën e rajoneve në Spanjë do të ishin më të sigurt nga koronavirusi sesa në Mbretërinë e Bashkuar.