Senatorja demokrate dënon qëndrimin e Trump
Senatorja demokrate ka dënuar qëndrimin e paqartë të presidentit të Amerikës në lidhje me pretendimin e konspiracionit të Rusisë me Talebanët për vrasjen e ushtarëve amerikan në Afganistan.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Elizabeth Varon, senatorja demokrate, me një mesazh në Twitter, ka deklaruar: “Institucionet inteligjente të Amerikës kanë raportuar se Rusia i ka dhënë para grupit Taleban për të vrarë forcat ushtarake amerikane në Afganistan, presidenti amerikan Donald Trump nuk jep rëndësi kësaj çështjeje. Ne kemi nevojë për një president shteti i cili nuk i jep përparësi interesave të Moskës më shumë se sa sigurisë së ushtarëve amerikanë”.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se në asnjë rast nuk e ka pyetur udhëheqësin rus Vladimir Putin rreth informacioneve të inteligjencës amerikane se Moska ka paguar talebanët për të vrarë ushtarë amerikane në Afganistan, duke hedhur dyshime rreth këtyre raporteve.
Presidenti amerikan i bëri komentet në një intervistë me “Axios on HBO" që transmetohet e plotë të hënën.
Presidenti amerikan Trump, i cili është përpjekur të kultivojë marrëdhënie më të ngrohta me Moskën, ka thënë se ai nuk ka qenë informuar për këtë çështje përpara se ajo të shfaqej në media nga fundi i qershorit. Ai i ka quajtur raportet në fjalë një mashtrim dhe ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e tyre.
"Kurrë nuk e kam diskutuar me të," tha Presidenti në intervistë.
Rusia i ka hedhur poshtë njoftimet.