Disa terroristë të ISIS arrestohen në Rusi
Korrik 30, 2020 10:53 Europe/Tirane
Forcat e sigurisë federale të Rusisë FSB kanë njoftuar për arrestimin e disa pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në qytetin Saint Petersburg të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat e sigurisë federale të Rusisë kanë deklaruar se këta terrorist ishin duke planifikuar kryerjen e sulmeve terroriste në qytetin Saint Petersburg.
Sipas autoriteteve të sigurisë së Rusisë, terroristët e arrestuar janë qytetarë të shteteve të Azisë Qendrore. Këtyre terroristëve u janë konfiskuar edhe pajisje të ndryshme komunikimi dhe katela banke. FSB ka thënë se gjatë muajit korrik kanë ndodhur dhjetë raste të arrestimit ose vrasjes së terroristëve në Rusi.
Tags