Trump: Të shtyhen zgjedhjet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99153-trump_të_shtyhen_zgjedhjet
Presidenti i ShBA-së Donald Trump kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit me pretekstin se votimi përmes postës mund të çojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2020 18:44 Europe/Tirane
  • Trump: Të shtyhen zgjedhjet

Presidenti i ShBA-së Donald Trump kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit me pretekstin se votimi përmes postës mund të çojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.

Ai sugjeroi shtyrjen derisa të plotësohen të gjitha masat e sigurisë duke mos rrezikuar votuesit. Prej kohësh Trump i ka kundërshtuar votimet përmes postës duke thënë se ato janë të cënueshme ndaj mashtrimeve dhe manipulimeve. Trump përmendi mashtrimet e mundshme me postë elektronike, edhe pse nuk solli prova. “Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter. Sfidues i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden. Shumë shtete të ShBA janë shprehur pro këtij votimi për shkak të situatës së krijuar prej koronavirusit.