Sh.B.A zgjeron sferën e sanksioneve të metaleve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99159-sh.b.a_zgjeron_sferën_e_sanksioneve_të_metaleve_kundër_iranit
Uashington (PT)- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një masë të re sanksionuese kundër Iranit, duke shtrirë fushën e sanksioneve të metaleve kundër Teheranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2020 02:56 Europe/Tirane
  • Sh.B.A zgjeron sferën e sanksioneve të metaleve kundër Iranit

Uashington (PT)- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një masë të re sanksionuese kundër Iranit, duke shtrirë fushën e sanksioneve të metaleve kundër Teheranit.

"Sot, unë zgjerova fushën e sanksioneve të metaleve kundër Iranit që synojnë programet bërthamore, ushtarake dhe raketore balistike të Iranit," tha Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo në një cicërimë ditë së enjte. "Ata që me vetëdije transferojnë materiale të tilla në Iran, tani janë të sanksionueshëm," shtoi ai. Materialet që ai tha se i kishte përcaktuar se përdoren në programet raketore bërthamore, ushtarake ose balistike të Iranit, përfshijnë pluhur-alumini me pastërti mbi 98%. 22 metale specifike përfshijnë forma të shumta të aluminit, çelikut, futen në listën e sanksioneve. Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump këmbëngul që të vazhdojë me fushatën e saj të "presionit maksimal" kundër Iranit. Trump riktheu sanksionet amerikane ndaj Iranit në maj të vitit 2018 pasi ai u largua në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), i nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore.