Protesta anti-racizëm në Portugali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99185-protesta_anti_racizëm_në_portugali
Me qindra banorë të Lisbonës janë ngritur në protesta për të kundërshtuar edhe një herë racizmin dhe vrasjen e një zezaku nga një i ri i bardhë në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 01, 2020 09:38 Europe/Tirane
  • Protesta anti-racizëm në Portugali

Me qindra banorë të Lisbonës janë ngritur në protesta për të kundërshtuar edhe një herë racizmin dhe vrasjen e një zezaku nga një i ri i bardhë në këtë vend.

Pas vrasjes së një zezaku në një prej rrugëve të populluara të Lisbonës, me qindra banorë janë ngritur në protesta për të kërkuar drejtësi. Zezaku është vrarë një i ri i bardhë me armë zjarri ndërkohë që ai më parë kishte marrë kërcënime dhe është përballur me deklarata raciste. Protestuesit portugezë duke respektuar distancën sociale dhe maskën mbanin pankarta ku shkruhej “ drejtësi”, “ Racizmi vret”. Portugalia është një vend që vazhdon të vuajë nga aktet raciste të cilat sipas Këshillit të Evropës në vitin 2018 janë shtuar në masë. Protestat anti-racizëm kanë nisur në Amerikë dhe janë përhapur në shumë vende të botës.