Vdekja misterioze e marinsave amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99246-vdekja_misterioze_e_marinsave_amerikanë
Këtë të Dielë, 2 Gusht, ushtria amerikane njoftoi përfundimin e operacioneve të kërkimit për të gjetur 8 marinarët amerikanë të zhdukur pas një aksidenti të enjten gjatë një trajnimi që përfshinte një mjet sulmues amfib (AAV) në brigjet e Kalifornisë jugore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2020 17:58 Europe/Tirane
  • Vdekja misterioze e marinsave amerikanë

Këtë të Dielë, 2 Gusht, ushtria amerikane njoftoi përfundimin e operacioneve të kërkimit për të gjetur 8 marinarët amerikanë të zhdukur pas një aksidenti të enjten gjatë një trajnimi që përfshinte një mjet sulmues amfib (AAV) në brigjet e Kalifornisë jugore.

"Duket se ata janë vrarë," shtoi ushtria amerikane. Incidenti ndodhi gjatë një stërvitjeje rutinore pranë ishullit San Clemente. "Një marins ka vdekur, tetë ushtarakë janë ende të humbur dhe dy të tjerë u plagosën pas një aksidenti të një AAV më 30 korrik në brigjet e Kalifornisë jugore," njoftoi të premten Forca e Kërkimit Detar. "Nga thellësia e zemrës time, është shumë e rëndë për mua të përfundoj operacionin e kërkimit dhe shpëtimit," tha kolonel Christopher Bronzi, komandant i Njësisë së 15-të të Forcës së Ekspeditës Detare. Javët e fundit, Marina amerikane është përballur me një seri shpërthimesh dhe zjarresh brenda anijeve dhe transportuesve të saj. Një zjarr i madh shpërtheu të dielën më 12 korrik në anijen USS Bonhomme Richard në San Diego, California, duke plagosur disa marinarë. Tre shpërthime të tjera ndodhën në këtë interval dhe pothuajse në të njëjtën zonë gjeografike, përkatësisht në krahun perëndimor, dhe kjo, në kushte misterioze që asnjë amerikan nuk ka të ngjarë t'i zbulojë së shpejti, pasi një hetim federal është në zhvillim.