Edhe në Nju Jork protesta kundër Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99259-edhe_në_nju_jork_protesta_kundër_netanjahut
Me qindra hebrenj në Nju Jork kanë organizuar protesta në mbështetje të protestave gjatë ditëve të fundit të zhvilluar në territoret e pushtuara të Palestinës.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2020 10:58 Europe/Tirane
  • Edhe në Nju Jork protesta kundër Netanjahut

Me qindra hebrenj në Nju Jork kanë organizuar protesta në mbështetje të protestave gjatë ditëve të fundit të zhvilluar në territoret e pushtuara të Palestinës.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se protestat e gjera të izraelitëve kundër punës së dobët të qeverisë dhe korrupsionit të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, gjatë disa të fundit janë shtrirë edhe në Amerikë dhe tani janë zhvilluar edhe në Nju Jork.

Gazeta izraelite "Haaretz" ka shkruar se me qindra izraelit në Nju Jork kanë organizuar protesta në parkun "Sheshi i Uashingtonit" dhe kanë protestuar kundër Beniamin Netanjahut dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Sipas këtij burimi, shumica e pjesëmarrësve në këtë protestë kundër Netanjahut mbanin në dorë pankarta mbi të cilat shkruhej "Crime Minister" në vend të fjalës "Prime Minister" dhe në këtë mënyrë tregonin dosjet e korrupsionit të Netanjahut në nivel të lartë.