Wendy Sherman: Irani ka zgjedhur strategjinë e rezistencës
(last modified Thu, 06 Aug 2020 06:59:10 GMT )
Gusht 06, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Wendy Sherman: Irani ka zgjedhur strategjinë e rezistencës

Duke i cilësuar politikat anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë si joefektive, ish zyrtarja amerikane Wendy Sherman theksoi se Irani ka zgjedhur një strategji rezistence.

"Wendy Sherman", Zëvendës Sekretare e Shtetit në administratën e Barack Obama, të Mërkurën në Konferencën e Sigurisë Aspin, e cila u mbajt në një konferencë virtuale tha: Irani nuk është aspak afër negociatave, kështu që ne jemi absolutisht në pikën më të keqe. Duke reaguar ndaj akuzave të bëra nga Brian Hook, i Dërguari Special i Departamentit të Shtetit për Iranin, Wendy Sherman tha: Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ne nuk kemi një marrëveshje tani, sepse Irani ka pasuruar uranium me një përqindje më të lartë. "Brian Hook" në Samitin e Sigurisë Aspin përsëriti pretendimet e tij të pabaza kundër Iranit, duke thënë: Teherani duhet të zgjedhë midis presionit ekonomik apo negociatave. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Mark Esper përsëriti gjithashtu qëndrimet e zyrtarëve të administratës Trump kundër Iranit në takim dhe tha: Politika e Pentagonit është që të forcojë aleatët rajonalë të Uashingtonit, si Izraeli dhe Arabia Saudite, kundër Iranit. Përkundër veprimeve dhe komenteve anti-iraniane nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, embargoja e armëve kundër Iranit do të hiqet në 18 tetor 2020, në përputhje me dispozitat e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB. Rusia dhe Kina, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, janë shprehur vazhdimisht kundër  zgjatjes së embargos së armatimeve ndaj Iranit.

Tags