Rusia përfundon me sukses testimin klinik të vaksinës kundër Koronas
Ministri i shëndetësisë së Rusisë ka deklaruar është plotësuar përfundimisht procesi i testimit klinik i vaksinës kundër Koronas.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mikhail Murashko, ministri i shëndetësisë së Rusisë, deklaroi: “Vaksina kundër virusit Korona që është prodhuar nga instituti dhe qendra kombëtare e hulumtimeve epidemiologjike dhe mikrobiologjike “Gamaleya”, ka plotësuar përfundimisht procesin e testit klinik”.
Ministri i shëndetësisë së Rusisë më një gusht 2020 kishte thënë se vaksinimi i gjerë kundër virusit Korona në Rusi do të fillojë në muajin tetor të vitit 2020.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ditën e hënë më 3 gusht kishte deklaruar se analizimi i gjendjes së vullnetarëve të cilët kanë marrë vaksinën kundër virusit Korona dëshmon se ata persona kanë fituar imunitet të plotë përball këtij virusi.
Sipas këtij burimi, prodhimi serial i vaksinës kundër virusit Korona në Rusi do të fillojë në muajin shtator të vitit 2020.