Dorëheqja e Brian Hook, dështim i politikës së presionit maksimal
Brian Hook, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit të SHBA për Iranin, po e lë punën e tij mes fushatës polarizuese të Uashingtonit për të zgjatur embargon e armëve kundër Teheranit.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo konfirmoi në një deklaratë të enjten se Hook, një nga të paktët zyrtarë të sigurisë kombëtare që u kishte mbijetuar trazirave në ekipin e politikës së jashtme amerikane, ishte duke u larguar nga posti i tij. "Përfaqësuesi Special Hook për më shumë se dy vjet ka qenë personi im i zgjedhur për çështjet e Iranit dhe ai ka arritur rezultate historike në përballje me regjimin iranian," tha Pompeo. Hook, i cili ka punuar si i dërguari special që nga gushti i vitit 2018, do të zëvendësohet nga Elliott Abrams, i cili aktualisht shërben si përfaqësuesi special i Departamentit për Venezuelën dhe që është gjithashtu një ndjekës i linjës i ashpër ndaj Iranit, tha Pompeo. Mediat të premten në mëngjes në lidhje me largimin e Brian Hook, përfaqësuesit special të Amerikës për çështje të Iranit, kanë shkruar se: “Ai është shkarkuar nga posti i tij për shkak të dështimit të politikave strategjike të Amerikës ndaj Iranit”. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pas shkarkimit të Brian Hook dhe konfirmimit të këtij lajmi nga ana e sekretarit amerikan Mike Pompeo, një ish-funksionar i qeverisë amerikane ka deklaruar për mediat: “Është kërkuar nga Brian Hook që të japë dorëheqje në mënyrë që ai të njihet si fajtor për politikën e dështuar të Amerikës ndaj Iranit”. Sipas këtij ish-funksionari të qeverisë së Amerikës i cili ka dëshiruar të mbetet anonim, Irani ka kaluar kufizimet e pasurimit të uraniumit, deponimit të rezervave dhe krimit të sistemit të dorëzimit, ndërsa duke marrë parasysh të gjitha të dhënat, këto kushte janë më të këqija se sa ato në kohën kur është arritur marrëveshja bërthamore dhe ata kanë shtuar në mënyrë të konsiderueshme veprimet e tyre të këqija”. Ai ka shtuar: “Nëse ju mendoni se kjo strategji ka qenë e suksesshme, atëherë pse keni shkarkuar përfaqësuesin tuaj special?!”. Gazetat amerikane shkruajnë: “Edhe pse Irani që nga koha e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, ka lënë anash disa prej zotimeve të veta në lidhje me pasurimin e uraniumit, mirëpo nuk ekziston kurrfarë argumenti që do të tregojë se ky vend është afruar pranë prodhimit të lëndës djegëse bërthamore dhe Irani akoma respekton zotimet e veta ndaj mbikëqyrjes së gjerë ndërkombëtare mbi programin atomik të tij”. Biran Hook që nga gushti i vitit 2018, është emëruar si përfaqësuesi special i Amerikës në çështje të Iranit. Më parë ai ka qenë drejtor i zyrës për hartimin e programeve të politikës së jashtme të Amerikës. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, duke konfirmuar shkarkimin e Brian Hook, me anë të një deklarate për shtyp, ka thënë: “Hook ka marrë vendim që të largohet nga detyra e vet si përfaqësues special i Amerikës për çështje të Iranit dhe nga posti i asistentit të lartë të sekretarit amerikan të shtetit”. Pompeo pretendoi: “Hook ishte zgjedhja ime për Iranin përgjatë më shumë se dy vite dhe ka arritur suksese historike. Ai me sukses ka zhvilluar negociata me iranianët për lirimin e Michael Wite dhe Zhio Wang nga burgu. Pas përfundimit të mandatit të Hook, Eliot Abramas përveç detyrave të tij që ka si përfaqësues për çështje të Venezuelës, do të marrë edhe postin e përfaqësuesit speciale për çështje të Iranit”.