Kina paralajmëron përhapjen e një virusi të ri
Në Kinë është duke u përhapur një virus i ri shumë vdekjeprurës. Deri tani janë zbuluar 60 raste të të infektuarve me virusin e ri të quajtur SFTS.
Global Times shkruan se në vendet aziatike është duke u përhapur një virus i ri i panjohur. Virusi SFTS përhapet nga rriqrat dhe virusi i transmetuar prej tij është regjistruar tashmë më Kinë. Sipas burimeve kineze nga ky virus deri tani janë infektuar 60 njerëz prej të cilëve kanë humbur jetën 7. Në fillim virusi I ri është regjistruar në provincën Chiangasu por më pas është përhapur edhe në vende të tjera. Autoritett kineze thonë se virusi në fjalë është shumë herë më vrasës dhe vdekjeprurës së Covid-19. Disa rajone në Kazakistan në fillim të muajit qershor kanë raportuar për një sëmundje të panjohur. Ministria e shëndetësisë së këtij vendi njoftoi se nga 29 qershori deri më 5 korrik janë infektuar 32 mijë persona me pneumoni prej të cilëve 451 kanë humbur jetën. Sipas ekspertëve shenjat e kësaj sëmundjeje janë kolla, temperatura e lartë, ulja e nivelit të rruazave të bardha të gjakut dhe i plaketave. Virusi transmetohet nga rriqra tek njeriu dhe më pas nga njeri tek njeriu nëpërmjet gjakut apo sekrecioneve. Kazakistani aktualisht përveç virusit korona po përballet me një tjetër sëmundje të evoluar të Covid-19.