Esper mbron idenë e largimit të trupave nga Gjermania
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99404-esper_mbron_idenë_e_largimit_të_trupave_nga_gjermania
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka mbrojtur idenë e largimit të trupave nga Gjermania dhe transferimin e tyre në vendet lindore të Evropës për tu përballur me Rusinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 09, 2020 20:22 Europe/Tirane
  • Esper mbron idenë e largimit të trupave nga Gjermania

Sekretari amerikan i mbrojtjes ka mbrojtur idenë e largimit të trupave nga Gjermania dhe transferimin e tyre në vendet lindore të Evropës për tu përballur me Rusinë.

Në një prononcim të tij Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes ka thënë: Transferimi i trupave amerikane në zonat lindore të Evropës do të bëhet për t’iu afruar kufijve të Rusisë dhe për tu përballur me të. Esper duke ritheksuar deklaratat e peridentit Trump kat hënë: Gjermania në përballje me Rusinë duhet të ndihmojë NATO-n edhe më shumë se 2% të PBB të saj. Amerika pas shpalljes së vendimit për largimin e 12 mijë forcave amerikane nga Gjermania ka arritur një akord me Poloninë për vendosjen e trupave të saj në këtë vend. Rezultatet e sondazhit të insitutit YouGo, tregojnë se 66% e qytetarëve gjermanë janë pro largimit të armëve atomike amerikane nga Gjermania dhe vetëm 19% prej tyre kërkojnë ruajtjen e këtyre armëve në Gjermani. Ndërkohë vendimi i nxituar i Trump për largimin e forcave amerikane nga Gjermania është kritikuar nga qeveria dhe shumë politikanë gjermanë.